Lewandowski lë prapa Ronaldon

Futboll

Lewandowski lë prapa Ronaldon

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 23:50
Lewandowski

Lewandowski aktualisht është golashënuesi më i mirë në kualifikueset për Botërorin “Rusia 2018” me 15 gola, një më shumë se Ronaldo.

Polonia e ka shkelur Armeninë 1:6 në ndeshjen e parafundit të Grupit E kualifikues dhe është një pikë larg Botërorit “Rusia 2018”.

Robert Lewandowski realizoi tregolësh për fitoren bindëse të polakëve. Grosicki, Blaszczykowski dhe Wolski realizuan nga një tjetër.

Me këto tre gola, sulmuesi i Bayern Munich ka marrë primatin e golashënuesit më të mirë deri më tani në kualifikueset e Botërorit me 15 finalizime, një më shumë se Cristiano Ronaldo (14 - që ka edhe dy ndeshje për t'i zhvilluar), ndërsa në vendin e tretë gjendet Romelu Lukaku me 10 gola.

Lewandowski gjithashtu është bërë golashënuesi më i mirë në histori të Polonisë me 50 finalizime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat