Vështirësohen gjërat për Argjentinën, afër mos kualifikimit në Botëror

Futboll

Vështirësohen gjërat për Argjentinën, afër mos kualifikimit në Botëror

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 06:39
Lionel Messi

Argjentina mund të mos jetë në Botërorin Rusia 2018 pasi që nuk ka arritur që të fitojë kundër Perusë.

Argjentina është në krizë për t’u kualifikuar në kampionatin botëror Rusia 2018 pasi që nuk ka arritur më shumë se një barazim kundër  Perusë e cila mund të kalojë tutje para Argjentinës në CONMEBOL.

Edhe pse Argjentina e ka dominuar këtë takim ata nuk kanë arritur që të mundin skuadrën e Perusë.

Argjentina ndeshjen e fundit për kualifikime në Botëror do ta zhvilloi kundër Ekuadorit si mysafirë dhe vetëm fitorja do ta dërgonte Argjentinën në ndeshje të playofit, varësisht edhe prej paraqitjes se Perusë kundër Kolumbisë dhe Paraguait kundër Venezuelës e që po ashtu edhe ata mund të kalojnë tutje për në Botëror.

Nga ana tjetër Kili nuk ka gabuar në shtëpi kundër Ekuadorit pasi që e ka mundur me rezultat 2-1.

Golat për Kilin i ka shënuar Eduardo Vargas dhe Alexis Sanchez. Kili në ndeshjen e fundit të eleminatorëve për Rusia 2018 do të takohen kundër Brazilit, si mysafirë. Kilit do t’i kryente punë edhe një barazim apo një fitore që do ta kualifikonte tutje, por humbja do të bënte që edhe kjo skuadër mos të jetë në Botërorin e Rusisë.

Ndeshjet e radhës për kualifikimet në Botërorin Rusia 2018 në Conmebol do të jenë më datën 11 tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat