Spalletti thumbon Juven për VAR-in: Kritikojnë ata që dikur patën favore

Futboll

Spalletti thumbon Juven për VAR-in: Kritikojnë ata që dikur patën favore

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 08:40
Luciano Spalletti

Bosi i Interit, Luciano Spalletti, ka thumbuar kritikuesit e Video Assistant Referee (VAR).

Tekniku i Interit ka folur për ndihmësin e gjyqtarit, video teknologjinë prapa të cilës qëndrojnë ekspertë të futbollit të cilët analizojnë ndërhyrjet e dyshimta në një ndeshje.

VAR ka marrë kritika të përziera në këtë fillim të sezonit, me zyrtarë të Juventusit që hapur kanë kritikuar, e madje edhe janë dënuar. Paratici u dënua me një vit suspendim nga të gjitha aktivitetet pasi ofendoi VAR-in.

Tash është Spalletti ai që beson se VAR ka përmirësuar shumë ambientin futbollistik dhe thotë se ky sistem është kritikuar vetëm prej atyre që nuk kanë përfituar prej tij.

“Ka pasur shumë përmirësime dhe kjo po tregon rezultate”.

“Kjo është rruga e duhur. Unë nuk e kuptoj kush dëshiron të kthehet në atë që ka qenë më parë, ndoshta për shkak se dikush mund të ketë pasur përparësi prej gjyqtarëve”, deklaroi Spalletti.

Juventusi dhe Interi takohen në kuadër të javës së 17-të dhe aktualisht kanë numër të njëjtë pikësh në tabelën e Serie A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat