Neymar e kërkon Sanchezin te PSG

Futboll

Neymar e kërkon Sanchezin te PSG

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 11:24
Wenger dhe Sanchez

Neymar vazhdon të mos jetë i kënaqur me skuadrën e tij te PSG edhe pse klubi parisien ka bërë investime te mëdha.

Përkundër gjysmë miliardi euro investime gjatë verës, Neymar kërkon të shtojë lojtarë tjerë në skuadër.

Tash ai ki vënë në listën e dëshirave anësorin e Arsenalit, Alexis Sanchez, një lojtar që Neymari e do me çdo kusht.

Draxler admirohet shumë nga Wenger dhe madje francezi ka bërë ofertë për të. Tash që Sanchez dëshiron largimin, një marrëveshje mund të arrihet më lehtë mes klubeve.

Sanchez kishte kërkuar kohë më parë një largim, me Manchester Cityn që është favorit për firmën e tij.

Neymar nga ana tjetër ka pasur telashe me Edinson Cavanin, teksa Mbappe nuk po arrin që të përmbushë potencialin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat