Iniesta rinovon kontratën me Barcelonën

Futboll

Iniesta rinovon kontratën me Barcelonën

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 13:26
Andres Iniesta

Andres Iniesta nuk do t’i bashkohet Juventusit gjatë verës, pasi mesfushori ka rinovuar kontaatën e tij me Barcelonën.

Spanjolli do të bëhej agjent i lirë gjatë verës, me spekulimet se Bianconerët kanë bërë oferta tjera speciale për të.

Megjithatë, Blaugrant kanë konfirmuar se Iniesta ka nënshkruar kontratë të re me Barcelonën, që e mban 33 vjeçarin në Camp Nou deri ne fund të karrierës së tij.

“Andres Iniesta ka nënshkruar kontratë të përjetshme me Barcelonën të premtën, në një marrëveshje që e mbanë atë në Camp Nou deri në fund të karrierës së tij”.

“Nënshkrimi do të ndodhë në mesditën e të premtes, ku Bartomeu dhe Iniesta do të paraqiten para gazetarëve”, thuhet në një komunikatë të Barcelonës.

Andres Iniesta ka fituar gjithçka me Barcelonën. Ai mban titullin si mjeshtri i madh i mesfushës katalanse, ku bashkë me Xavin ishin tandemi më spektakolar i futbollit evropian në shekullin 21.

Don Andres ndryshe dallohet për aftësitë e tij të mëdha teknike dhe pasimet e jashtëzakonshme, teksa qetësia e kontrolli i tij i kanë ndihmuar Barcës në shumë raste.

Goli i tij më i rëndësishëm në karrierë me Barcelonën u shënua në gjysmëfinale ndaj Chelseat, ku e la të shtangur Stamford Bridge me një supergol nga 16 metërshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat