Nuk ka fitues në ndeshjen Shkupi-Shkëndija

Futboll

Nuk ka fitues në ndeshjen Shkupi-Shkëndija

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 13:58
Pamje nga ndeshja

Shkëndija e Tetovës ka barazuar 1:1 në takimin kontrollues me Shkupin të luajtur në stadiumin në fshatin Reçicë. Alban Rasimi shënoi golin për Shkëndijën, ndërsa trajneri Osmani u dha shans për të luajtur edhe disa futbollistëve të rinjë.

Futbollistët e Shkëndijës janë kthyer në terren pas disa ditëve të lira. Duke llogaritur pauzën dy javore në kampionat shkaku i ndeshjeve eliminatore të ekipeve nacionale për botërorin “Rusi 2018”, stafi teknik la të lirë futbollistët menjëherë pas takimit të së shtunës me Pelisterin. Rikthimi në detyrë ishte në testin me Shkupin si mundësi e mirë për të aktivizuar gjithë futbollistët që kanë më pak minuta në kampionat dhe disa të rinjëve nga shkolla. Takimi përfundoi baraz 1:1. Shkëndija kaloi e para në epërsi në minutën e 20-të kur Arlind Aliti depërton në krahun e djathtë dhe asiston për Alban Rasimin, me këtë të fundit që realizon për 1:0. Kuqezinjtë ishin në përparësi deri katër minuta para fundit të pjesës së parë kur Fati Ismaili me një predhë të fortë nga rreth 30 metra shënon për barazim 1:1. Dy mundësi të mira për gol kishte Abdurahimi, mirëpo në të dyja rastet korniza e portës ishte aleate e portierit mysafir. Vlen të ceket se pas pauzës shkaku i lëndimit, në terren u rrikthy mbrotjësi kroat Ivan Çelikoviç që zhvilloi pjesën e dytë të kësaj trajning ndeshjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat