Neymar: “Të luash në këto kushte nuk është njerëzore”

Futboll

Neymar: “Të luash në këto kushte nuk është njerëzore”

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 14:01
Neymar

Një foto që shpjegon çdo të thotë të luash në La Paz, 3600 metra mbi nivelin e detit: ajri rrallohet, frymëmarrja bëhet më e shpeshtë dhe bombolat e oksigjenit në dhomat e zhveshjes bëhen të domosdoshme.

Përmes një postimi Federata Braziliane e Futbollit ka fiksuar kështu Neymar me shokë që shfaqen me maska në fytyrë në fund të ndeshjes e cila u mbyll barazim 0:0 me Bolivinë: një fotografi emblematike. Vetë ylli i PSG-së ka kompetuar në profilin e tij në Instagram: “Të luash në këto kushte nuk është njerëzore”. Sigurisht jo për ata që nuk kanë lindur dhe nuk janë rritur në lartësi të tilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat