Sëmundja rrezikon karrierën e yllit të Real

Futboll

Sëmundja rrezikon karrierën e yllit të Real

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 14:23
Dani Carvajal

Pas disa shqetësimeve, mjekët konstatuan diagnozën e pericarditis në zemrën e tij, e cila rrezikon t’i shkaktojë probleme serioze në karrierë, yllit të Spanjës dhe Real Madridit.

Mbrojtësi i Real Madrid, Dani Carvajal, javën e kaluar u diagnostikua me një infeksion viral që prek membranën rreth zemrës së tij.

Është ende e paqartë sa serioze është gjendja e tij, apo sa gjatë do të mbetet jashtë fushave, por besohet se diagnoza e tij është pericarditis.

Marca raporton se Los Blancos janë duke e trajtuar situatën delikate me kujdesin më të madh, ndërsa në një komunikatë kanë njoftuar se do të vazhdohet me teste tjera.

Simptomat e pericarditis dinë të jenë të ngajshme me ato të sulmit në zemër, kur gjendja është serioze.

*Pericarditis është një simptome jo vdekjeprurëse për njeriun, por i ul jashtëzakonisht standardin e jetesës. Shkaktohet nga largimi i lëngjeve nga në hapësirën mes cipës së hollë që mbulon zemrën dhe muskujt e zemrës, duke ndihmuar kështu në rrahjen e saj. Në kushtet kur ulet sasia e lëngut, rrahja e zemrës bëhet me vështirësi dhe ndër të tjera shkakton dhimbje të forta në gjoksin e njeriut. Mjekët shpjegojnë se simptomat e pericarditis-it janë të ngjashme me ato të atakut kardiak me shtrëngime të forta në gjoks dhe qafë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat