“Kurrë nuk e harroj kur trajneri nxori armën nga çanta dhe na e drejtoi”

Futboll

“Kurrë nuk e harroj kur trajneri nxori armën nga çanta dhe na e drejtoi”

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 14:44
Amauri

Ai është aktivizuar në shumë skuadra në Seria A duke filluar me Parmën, Chievon, Palermon, Juventusi, Fiorentinën dhe Torinon.

Fjala është për sulmuesi italo-brazilian, Amauri. Aktualisht sot pjesë e ekipit të New York Cosmos në Ligën Amerikane të Futbollit.

Amauri në një intervistë të kohëve të fundit ndalet tek një episod “tronditës” i karrierës së tij.

“Isha pjesë e Palermos dhe po përgatiteshim për ndeshjen e kthimit në Europa League përballë West Ham. Në ato momente në fushë e e stërvitjes shfaqet trajneri Guidolin i cili mbante me vete një çantë të madhe. Ai hapi çantën dhe nxorri një pushkë duke ma drejtuar mua dhe shokëve të ekipit.

Ai na u drejtua me fjalët “I kemi plagosur tani të shkojmë ti japim fund…”.

“Mbaj mend se unë dhe Simplicio plasëm nga të qeshurat pasi nuk e kishim parë kurrë trajnerin në atë humor, pasi ai njihej për seriozitetin dhe urtësinë e tij. Edhe sot e kujtoj plot të qeshura atë moment simpatik”, theksoi ai.

Amauri dikur ishte një prej sulmuesve më të kërkuar në Evropë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat