Berlusconi kritikon transferimet e Milanit: Nuk kanë sens

Futboll

Berlusconi kritikon transferimet e Milanit: Nuk kanë sens

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 14:45
Silvio Berlusconi

Ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, nuk e kupton fushatën transferuese të Rossonerëve.

Ish bosi i kuq e zinjve ka pasur fjalë të ashpra për politikën e transferimeve të klubit të tij të zemrës.

Ai nuk është fare i impresionuar me transferimet, përkundër shumën që ka shpenzuar.

“Unë nuk e kuptoj fushatën e tyre transferuese. Unë kurrë nuk kam parë një ekip që ndërron 11 lojtarët. Me gjithë ato para, a nuk keni mundur të bleni një top lojtar, a?”.

“Më sqaroni se si Suso dhe Bonaventura qëndrojnë në stol kur ata janë lojtarët më teknik të skuadrës?”.

“Ata i dhanë shiritin e kapitenit Leonardo Bonuccit i cili ishte simboli i Juventusit për vite. Montolivo po ashtu shtë këtu, shiriti i takon atij”, u shpreh Berlusconi për Corriere della Sera.

Ai shtoi se nuk ka dashur ta emërojë Montellan në postin e trajnerit.

“Unë e kam dashur Brocchin në stol, por isha në spital në shtrat mes jetës e vdekjes kur më kanë thënë për Montellan”, përfundoi Berlusconi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat