Argjentina ka ende shpresa

Futboll

Argjentina ka ende shpresa

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 14:58
Jorge Sampaoli,

Argjentina ka ende shpresa. Kombëtarja Albicelste nuk arriti dot të merrte një fitore përballë Perus.

Një moment ky që komplikon akoma edhe më shumë rrugën e argjentinës në rrugën drejt  boterorit Rusi 2018. Sidoqoftë përtej situatës aspak të këndshme ai që kujdeset për ti dhënë skuadrës kurajo dhe frymë optimisite është trajneri Jorge Sampaoli, i cili beson se  në ndeshjen e fundit, atë ndaj Ekuadorit ekipi do të arrijë të fitojë, transmeton SuperSport.

“Na mungoi goli. Sidoqoftë jam besimplotë që do t’ia dalim të fitojmë përballë Ekuadorit. Nëse do ta luajmë ndeshjen e fundit ashtu sic dime në, atëherë do të jetë dhe Argjentina pjesë e botërori. Sigurisht që situata nuk është e qetë, por kualifikimi varet vetëm nga ne, duhet të japim të mirën tonë. Në skuadër ka një frymë optimiste. Jam i bindur se do t’ia dalim.”

Argjentina do të luaj takimin e fundit ndaj Ekuadorit më datë 11 Tetor. Shansi i fundit për Albicelstët ku fitorja është i vetmi rezultat që do ti garantone  një biletë për në botëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat