Dënohet me burgim

Futboll

Dënohet me burgim

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 15:22
Ricardo Carvalho

Portugezi Ricardo Carvalho është dënuar me shtatë muaj burg për evazion fiskal, një shkelje kjo e bërë gjatë kohës kur ai luante me Real Madrid në 2011-12. Ish-fituesi i Champions League, Premier League, La Liga dhe Euro 2016-të ka luajtur për tre sezone në “Bernabeu” në drejtimin e Jose Mourinho dhe ka pranuar vendimin e marrë nga gjykata e Madridit. Prokuroria ka kërkuar një vit burg dhe 300.000 euro gjobë, por gjykata ka vendosur ta ulë masën në shtatë muaj burg dhe 142.822 euro gjobë.

Kjo ulje ka ardhur për shkak se 37-vjeçari ka pranuar akuzën dhe ka paguar shumë prej 545.981 eurosh që kërkohej nga prokuroria. Lojtari nuk do të përfundojë mbrapa hekurave sepse ligji spanjoll parashikon se vendimet për burgim nën dy vite, për krime jo të dhunshme, mund të mbeten pezull. Fituesi i Champions League me Porton luan aktualisht për ekipin kinez të Shanghai SIPG.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat