KEK-u mëton të vazhdojë serinë pa humbje

Futboll

KEK-u mëton të vazhdojë serinë pa humbje

Nga: K.G. Më: 6 tetor 2017 Në ora: 16:42
Pamje nga një ndeshje

Pritet të zhvillohen disa ndeshje interesante të javës së nëntë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll. Kryesuesi i renditjes, KEK-u nga Kastrioti pas gjashtë fitoreve e dy barazimeve mëtojnë të vazhdojnë ende me serinë e pa humbjeve. KEK-u kërkon tri pikë në Klinë kundër Dukagjinit. Të shtunën (nesër) do të takohen: Rahoveci-Ballkani, 2 Korriku-Ramiz Sadiku, ndërsa të dielën: Onix Banja-Hajvalia, Dukagjini-KEK-u, Vushtrria-Fushë Kosova, Trepça-Vitia, Ferizaj-Kika dhe Kosova (P)-Bashkimi Koretin. Ndeshjet fillojnë në orën 15.00. KEK-u kryeson me 20 pikë, pasojnë Ballkani (17), Vushtrria (15) etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat