Rikthehet te Bayerni

Futboll

Rikthehet te Bayerni

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 17:34
Jupp Heynckes

Bayern Munih sot është rikthyer në rrugën e suksesit të vitit 2013, kur fitoi kurorën e trefishtë. Trajneri i ri i bavarezëve është Jupp Heynckes, ai i cili i ka dhënë formë skuadrës më të jashtëzakonshme në historinë e futbollit gjerman.

Konfirmimi për lajmin e zbuluar nga gazeta “Bild” ka ardhur nga vetë 72-vjeçari. “Ky nuk është një rikthim. Është një shërbim për hir të miqësisë. Do ta bëj vetëm sepse i jam jashtëzakonisht shumë mirënjohës klubit. Kam një ndjesi shumë të mirë, mund të nisim menjëherë”, – ka thënë ai për revistën “Kicker”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat