Kampionat i fortë dhe më i paqartë në pesë vjetët e fundit

Futboll

Kampionat i fortë dhe më i paqartë në pesë vjetët e fundit

Nga: Robert Gjeraj Më: 6 tetor 2017 Në ora: 17:55
Robert Gjeraj

Debate

Tetë javët e para janë të paparashikueshme që mbahen mend në pesë vjetët e fundit. Dallimi i vogël në pikë mes të parit dhe vendit të nëntë po ashtu edhe në cilësi, e ka bërë shumë atraktiv Kampionatin e Kosovës në futboll. Nuk është befasi pse Llapi nga Podujeva është në kreun e tabelës, sepse u prit me lojtarët që ka. Llapi dhe Gjilani kam pritur se do të jenë në dy pozitat e para, sepse qe dy-tri vjet luajnë së bashku. Llapjanët si vendas po tregohen shumë të fortë, por pak i ka favorizuar edhe orari,  të cilët mbetet me treguar në javët e ardhshme se a janë rastësisht në vend të parë apo me plotë meritë kur orarin e kanë më të vështirë. Prishtina, Feronikeli, Trepça ’89, tri skuadra që me kanë befasuar me rezultate jo të mira, sepse kanë ekipe shumë cilësore.

Trepça ’89 ka pasur problem në fillim, ndoshta me komponimin e ekipit, sepse ka pasur shumë përforcime dhe derisa futbollistët janë adaptuar me klimën. Ata e kanë edhe presionin si me mbrojtur titullin, megjithatë nuk janë keq, nuk janë larg kreut të tabelës.  Vëllaznimi është befasia më e këndshme, të cilët i njoh mirë dhe i di edhe problemet e tyre, edhe me problemet që kanë, edhe me fondin kanë arritur mirë dhe janë shumë të suksesshëm në tetë javët e para. Ata janë me meritë në pesë ekipet e para dhe këtë e kanë thënë edhe njohësit e kësaj loje. Është fat që kanë trajnerë motivues të mëdhenj si Ismet Munishi dhe ndihmësi i tij, Luan Tabaku, plus tifozeria e zjarrtë “Kuqezinjtë e Jakovës” janë arma kryesore e Vëllaznimit. Liria... 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat