Kosova U19 merr fitoren e parë në eliminatore

Futboll

Kosova U19 merr fitoren e parë në eliminatore

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 20:47
Kosova U19

19 vjecarët e Kosovës morën fitoren e parë në eliminatoret e Euro 2019 të kësaj moshe pasi mundën 2-1 Izraelin në ndeshjen e dytë të grupit 6-të duke hedhur dhe një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në raundin tjetër.

Leutrim Kryeziu ishte heroi i Kosovës me dy golat e tij duke ndihmuar ekipin të përmbysë rezultatin përballë izraelitëve. Pas humbjes në ndeshjen e parë me Austrinë 1-0, ekipi i drejtuar nga Ramiz Kresniqi nuk e nisi mirë takimin teksa u ndëshkua në të 32-të nga Almog, por Kryeziu në të 41-tën arriti të barazojë rezultatin për Kosovën, ndërsa 1 minutë përpara pushimit shënoi dhe të 2-tin.

Në epërsi, Kosova në pjesën e dytë u përpoq të mbronte rezultatin dhe ja doli mjaft mirë duke marrë 3 pikë shumë të rëndësishme në fund. Falë kësaj fitoreje Kosova ngjitet në vendin e dytë në grup dhe në takimin e fundit do të përballet me Lituaninë e vendit të fundit, ku në rast fitoreje do të kenë mundësinë të sigurojnë kalimin në raundin tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat