Deklarata e parë e Panuccit pas humbjes me Spanjën: Dy gola ua dhuruam ne

Futboll

Deklarata e parë e Panuccit pas humbjes me Spanjën: Dy gola ua dhuruam ne

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 23:06
Panuçi

Trajneri i kombëtares shqiptare ka komentuar për TVSH sot humbjen 3- 0 përballë Spanjës, duke thënë se skuadra e tij krijoi pesë raste.

Sipas Panuçit jo të gjitha skuadrat mund të krijojnë kaq shumë përballë një ekipi si Spanja.

Na ke çuditur me formacionin titullar…

Morëm golin e parë, një supergol dhe golat e tjerë ia dhuruam ne.  nuk kishte të bënte kjo me sistemin e lojës. Në pjesën e dytë patëm pesë raste për të shënuar.

Në pjesën e dytë kishim formacion më të mirë. Ndodhi në Maqedoni edhe sot…

Ndryshova sistemin e 4-3-3 për ti dhënë më shumë shtysë skuadrës. Doja të bëja një ndryshim më shumë.

Debuton Balliu që u grumbullua vetëm një ndeshje më parë…

Jemi jashtë Botërorit dhe është e drejtë për ti dhënë shansin lojtarëve të tillë. i dhashë mundësinë një lojtari të ri. Nuk u ndodh të gjithëve të krijojnë pesë raste përballë Spanjës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat