“Kosova e pafat, shumë shpejt do t’ju bëjmë krenarë”

Futboll

“Kosova e pafat, shumë shpejt do t’ju bëjmë krenarë”

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 23:14
Milot Rashica

Anësori i Kosovës, Milot Rashica, ka thënë pas humbjes 2:0 nga Ukraina se mos zhvillimi i ndeshjeve miqësore po ndikon në paraqitjet e skuadrës.

“Nuk është që patën raste konkrete përveç disa goditjeve, ashtu si ne. Nuk e di që ekziston ndonjë Kombëtare më pafat si ne, si Kosova, por shpresojmë që të mbyllin këto kualifikime me një ndeshje të mirë kundër Islandës”, u shpreh Rashica.

“Mos zhvillimi i ndeshjeve miqësore që të njohim edhe më mirë njëri tjetrin po ndikon shumë në paraqitjet tona. Besojmë se shumë shpejt do të ju bëjmë krenarë”, ka shtuar Rashica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat