Ujkani: Ndeshja ndaj Ukrainës vulosi mungesën tonë të fatit

Futboll

Ujkani: Ndeshja ndaj Ukrainës vulosi mungesën tonë të fatit

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 23:28
Samir Ujkani

Samir Ujkani ka folur pas humbjes së Kosovës ndaj Ukrainës në takimin e vlefshëm për kualifikimet në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Përfaqësuesja e Kosovës humbi në shtëpi ndaj Ukrainës me rezultat 2-0, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Loro Boriçi”.

Megjithatë, sipas portierit të Kosovës, Ujkanit, ky takim vulosi mungesën e fatit për ekipin përfaqësues të Kosovës.

Ujkani theksoi se Kosova ka bërë paraqitje të mirë në takimet e fundit, por gjithmonë po ndëshkohet pas mungesës së fatit.

“Ka qenë një ndeshje që tregon se sa pa fat jemi si ekip”, ka thënë fillimisht Ujkani pas ndeshjes. Në tri ndeshjet e fundit kemi bërë paraqitje të mira, të organizuara mirë”.

“Në pjesën e parë kanë bërë dy-tri goditje. Më pas erdhën golat që i gjetën me fat. Është përvoja, por na nevojitet edhe fati”.

“Nuk ka diçka që mund të them më shumë. Duhet të mos flasim shumë, të stërvitim, të ushtrojmë dhe të japim më shumë”, përfundoi portieri i Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat