Bunjaki reagon për largimin e Donis Avdijajt

Futboll

Bunjaki reagon për largimin e Donis Avdijajt

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 23:50
Albert Bunjaki

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj është larguar sot nga Përfaqësuesja e Kosovës dhe nuk do të luajë në takimin e sotëm ndaj Ukrainës me arsyetimin se është lënduar.

Por zërat janë shtuar se Avdijaj nuk është larguar për shkak të lëndimit, sipas raportimit të medieve Avdijaj është larguar në shenjë pakënaqësie ndaj trajnerit Albert Bunjaki.

Në lidhje me largimin e Avdijajt ka folur pas ndeshjes vetë trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki. Ai ka mohuar zërat për largimin në shenjë pakënaqësie.

Bunjaki i nervozuar me pyetjen nga gazetari i SSK është përgjigjur shkurt se Avdijaj është larguar për shkak të lëndimit dhe nuk di nëse ka ndonjë arsyeje tjetër.

“Unë e di që është larguar për shkak të lëndimit, nuk di ndonjë arsyeje tjetër”, ka thënë shkurt Bunjaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat