Problem i madh në Real Madrid

Futboll

Problem i madh në Real Madrid

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 08:58
Florentino Perez

Florentino Perez ka shprehur shqetësim pas numrit të madh të futbollistëve të lënduar.

Real Madrid ka një problem të ri pas rezultateve negative në javët e para të sezonit të ri në La Ligë.

“Mundo Deportivo” shkruan se presidenti i klubit, Florentino Perez ka shprehur shqetësim pas numrit të madh të futbollistëve të lënduar.

Po ashtu, ai ka shfaqur gatishmëri për të ndërhyrë duke kërkuar përforcime në janar.

Edhe pse kërkesa e tij është hedhur poshtë nga trajneri Zinedine Zidane.

Zidane dëshiron t’i presë rikuperimet e futbollistëve edhe pse Perez mbetet i brengosur për lëndimet e shpeshta të disa prej futbollistëve kryesorë të ekipit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat