Neymar humb një betejë me Barcën

Futboll

Neymar humb një betejë me Barcën

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 09:47
Neymar ka luajtur për katër sezone me katalunasit, ku ka shënuar 68 gola në 128 paraqitje

Neymar ka humbur një betejë ligjore me ish-skuadrën, Barcelonën.

Sipas gazetës spanjolle, AS, Federata Evropiane e Futbollit ka hedhur poshtë padinë e brazilianit ndaj katalunasve.

Reprezentuesi i Brazilit i kishte kërkuar UEFA-s që të përjashtojë Barcën prej Ligës së Kampionëve për mos respektim të marrëveshjes financiare.

Në fakt, sulmuesi pretendon se blaugrant i kishin borxh babait të tij rreth 26 milionë euro në formë bonusesh.

Por, UEFA nuk e ka marrë parasysh kërkesën e brazilianit duke hedhur poshtë pretendimet e lojtarit.

Theksojmë se futbollisti është në Brazil, ku është grumbulluar me kombëtaren për kualifikueset e botërorit “Rusia 2018”.

Ndryshe, Neymar u transferua gjatë afatit kalimtar të verës te Paris Saint-Germanin për një shumë rekord prej 222 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat