Modric i dëshpëruar: Ekipet si Kosova po na bëjnë telashe

Futboll

Modric i dëshpëruar: Ekipet si Kosova po na bëjnë telashe

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 10:45
Luka Modric

Luka Modric, ylli i Kroacisë, është shumë i dëshpëruar me barazimin ndaj Finlandës 1:1, në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Rusia 2018’

Kroacia ia ka vështirësuar punët veti për tu kualifikuar në kampionatin Botëror “Rusia 2018”, pas barazimit me Finlandës (1:1) në Zagreb.

Ylli i Real Madridit, Luka Modric e ka pranuar se situata për kroatët është katastrofeike. Ai është i zhgënjyer se si Kroacia nuk po arrin t’i shkel skuadrat si Kosova e Finlanda.

“Situata është katastrofike, por ne ende kemi një shans për tu kualifikuar", ka deklaruar Modric pas barazimit me Finlandën.

"Është e pabesueshme që ne po luftojmë kundër ekipeve si Kosova dhe Finlanda. Ne është dashur që këto ekipe t’i mposhtim lehtësisht”, ka theksuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat