Shqipëria ende ka gjasa për Botëror

Futboll

Shqipëria ende ka gjasa për Botëror

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 11:30
Shqipëria

Shqipëria i ka edhe pak gjasa të vogla për kualifikim në Botëror. Këtë mund ta bëjë nga vendi i tretë duke marrë pikët maksimale nga ky pozicion.

Në rast se Izraeli fiton në ndeshjen e fundit që ka në shtëpi ndaj Spanjës dhe Shqipëria humbet ose barazon me Italinë, atëherë kuqezinjtë zbresin të katërtit.

Ndërkohë, në rast se Shqipëria humbet dhe Izraeli merr vetëm një pikë ndaj Spanjës, në lojë futet golavarazhi.

Aktualisht kuqezinjtë e kanë më të mirë se Izraeli. Me këtë variant, Shqipëria duhet të pësojë një humbje me mbi dy gola diferencë, në mënyrë që Izraeli të kapë vendin e tretë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat