Pike jo, Shakira po: Disa minuta tërmet spanjoll mbi Shqipërinë

Futboll

Pike jo, Shakira po: Disa minuta tërmet spanjoll mbi Shqipërinë

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 13:24
Spanjë-Shqipëri

Në minutën e 30-të, Spanja e kishte mbyllur praktikisht ndeshjen me Shqipërinë. Tre gola brenda pak minutash tronditën tifozët shqiptarë, që nisën të luten në rrjetet sociale që të mos pësonim një goleadë.

Megjithatë pjesa e dytë ishte më ndryshe, me shqiptarët që sulmuan dhe me pak fat mund të kishin marrë ndonjë gol me vete. Por mbrojtja ishte problematike.

Pas ndeshjes me Spanjën, trajneri Kristian Panuçi komentoi se goli i parë ishte meritë e Spanjës ndërsa dy të tjerët, ishin dhuratë nga gabimet e kuqezinjve.

Ndeshja mes Spanjës dhe Shqipërisë ka pushtuar faqet e para të mediave të huaja. Kjo jo vetëm për shkak se Spanja është kualifikuar për në Botëror, por edhe prej tensioneve të brendshme, që burojnë nga referendumi i Katalonjës për pavarësi.

Një lojtar katalonjas, Zherar Pike u fishkëllye sa herë prekte topin. Megjithatë pati në stadium edhe prej atyre që kanë shprehur mbështetje ndaj Pike.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat