United e rivalizon Juventusin për Emre Canin

Futboll

United e rivalizon Juventusin për Emre Canin

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 14:06
Emre Cani

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho po kërkon t’ia merr një lojtar, Liverpoolit.

Tuttosport shkruan sot se menaxheri i Unitedit është i interesuar të mbajë Emre Canin në Angli.

Reprezentuesi gjerman është lojtar i lirë në afatin kalimtar të verës pasi që i mbaron kontrata me The Reds.

Menaxheri i përgjithshëm i kampionit italian, Beppe Marotta ka pranuar se po interesohen për shërbimet e mesfushorit turko-gjerman.

Megjithatë, burimet e Torinos thonë se United po konkurron me Juve për Can, ku Mourinho ka dërguar tashmë agjent për ta kontaktuar lojtarin.

Can deri më tani ka refuzuar të marrë në konsideratë bisedimet e reja me Liverpoolin rreth një  marrëveshje të  re.

Ndryshe, 23-vjeari deri më tani ka luajtur 94 ndeshje për skuadrën nga Anfield Road duke shënuar shtatë gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat