Kroacia ndërron trajnerin para ndeshjes vendimtare

Futboll

Kroacia ndërron trajnerin para ndeshjes vendimtare

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 14:25
Përfaqësuesja e Kroacisë

Përfaqësuesja e Kroacisë mbrëmë ka pësuar një goditje të madhe në rrugën drejt Kampionatit Botëror Rusia 2018, pasi në Rijekë ka barazuar me Finlandën 1:1.

Ky barazim, i arritur me golin e finlandezëve në minutën 90, ia ka humbur gjasat për vendin e parë që çon drejtpërdrejt në botëror, pasi është pothuajse e sigurt se e para do të jetë Islanda, kundërshtarja e ardhshme e Kosovës.

Gjendja aktuale në taborin kroat ka bërë që mbrëmë të shkarkohet trajneri Ante Çaçiq, kurse në vend të tij sot të emërohet Zlatko Daliq, një emër jo shumë i njohur.

Ndeshja vendimtare për kroatët do të jetë ajo me Ukrainën, në xhiron e fundit, më 9 tetor.

Vendin e parë në grupin I e mban Islanda me 19 pikë, ndërsa e dyta Kroacia dhe e treta Ukraina i kanë nga 17 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat