Turqia jashtë Botërorit, Turan bën gjestin skandaloz

Futboll

Turqia jashtë Botërorit, Turan bën gjestin skandaloz

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 16:49
Ilustrim

Turqia e ka regjistruar dështimin e radhës në kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Në shtëpi turqit nuk morën më shumë se një humbje 3-0 përballë Islandës e cila bindi me rezultat dhe me lojë dominuese.

Ylli më i madh i Turqisë, Arda Turan bëri një paraqitje zhgënjyese dhe në minutën e 60’ u zëvendësua.

Skandaloz është fakti që Arda Turanit i qeshej ndërsa dilte nga fusha e blertë në një moment shumë të vështirë për Kombëtaren e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat