Ndryshojnë planet e Panuccit për Italinë

Futboll

Ndryshojnë planet e Panuccit për Italinë

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 22:07
Ilustrim

Ndryshon axhenda e Shqipërisë dhe Italisë në prag të ndeshjes së fundit eliminatore që do të luhet të Hënën në “Loro Boriçi”. Edhe pse fillimisht ishte planifikuar që të dyja skuadrat të kryenin seancën e fndit stërvitore në stadiumin e Shkodrës, situata meteorologjike por edhe gjendja e fushës së “Loro Boriçit” ka ndryshuar planet e dy skuadrave. Shqipëria kishte planifikuar që ta kryente seancën stërvitore dhe konferencën për shtyp përpara ndeshjes të Dielën ashtu siç ndodh zakonisht në prag të sfidave eleminatore, por terreni i rënduar i stadiumit të qyteëtit verior ku të Premten luajti edhe Kosova me Ukrainën, ka bërë që axhenda të ndryshojë dhe kuqezinjtë ta vazhdojnë punën në kompleksin “Tropikal”. Trajneri Christian Panucci do të dalë në konferencë për shtyp në orën 15:30 nga Durrësi dhe 30 minuta më pas do të nisë seancën stërvitore në Durrës.

Për të evituar përkeqësimin e gjendjes së fushës për shkak edhe të shirave të shumtë që kanë rënë gjatë orëve të fundit, edhe Italia ka vendosur të mos kryejë një seancë stërvitore në Shkodër. Trajneri Gian Piero Ventura dhe një prej lojtarëve do të dalë përpara mediave të Dielën në orën 20:00, pak orë pas mbërritjes në qytetin verior. Italia ka planifikuar që seancën e vetme stërvitore një ditë përpara ndeshjes ta zhvillojë në Torino dhe më pas do të udhëtojë drejt Shqipërisë për sfidën e fundit eliminatore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat