Xhaka shënoi, dy asistimet e Shaqirit për fitoren e madhe të Zvicrës! Portugalia fiton

Futboll

Xhaka shënoi, dy asistimet e Shaqirit për fitoren e madhe të Zvicrës! Portugalia fiton

Nga: Kemajl Goca Më: 7 tetor 2017 Në ora: 22:37
Ilustrim

Shqiptarët e Zvicrës dhanë maksimumin në fitoren me rezultat 5:2 kundër Hungarisë, në ndeshjen e xhiros së nëntë të grupit B të kualifikimeve për Kampionatin Botëror - "Rusia 2018" në futboll. Në stadiumin "St. Jakob-Park" në Basel, në një atmosferë të mirë sportive. Zvicra shkëlqeu me lojë e me gola. Sidomos në 45 minuta e parë zviceranët ishin të përsosur duke shkelë çdo gjë para vetes. Në bazë ta rasteve fitorja ka mundur të jetë edhe më e thellë, por Hungaria ka qenë me fat. Në minutën e 18-të, portieri Gulasci bëri gabim trashanik, ku përfitoi mesfushori ofensivë nga Kosova, Granit Xhaka, duke e kaluar në epërsi (1:0) Zvicrën.

Pas dy minutave Frei thelloi epërsinë në 2:0, ndërsa në minutën e 31-të, Shaqiri doli në pozitë të shkëlqyeshme por portieri hungarez me mund të madh e dëboi topin dhe shpëtoi gol të sigurt. Dy minuta pa përfunduar pjesa e parë, Xherdan Shaqiri dinak me të djathtën për bukuri fut një top brenda 16-shit dhe Zuber shënoi për 3:0.

Në minutën e 49-të, Zuber nga rreth 17 metra me një goditje të fortë e mposhti portierin Golascio që nuk reagoi si duhet dhe 4:0. Pas dhjetë minutave (59') Guzmics ngushtoi rezultatin në 4:1, i cili nga afërsia e mposhti portierin Sommer. Në minutën e 83-të, Shaqiri i vëmendshëm për bukuri asistoi deri te Lichtsteiner dhe ky me një goditje të furishme shënoi për 5:1 dhe Ugrai (89') ngushtoi humbjen në 5:2. Zvicra shënoi fitoren e nëntë me radhë dhe kryeson me 27 pikë,  tri më shumë se Portugalia e cila ngadhënjeu me rezultat 2:0 në fushë të Andorrës.  

Futbollisti më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo, u aktivizua në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 46-të, i cili në atë të 63-tën shënoi për 0:1, kurse Silva vulosi fitoren katër minuta para përfundimit të takimi. Me 10 tetor në Lisbonë do të jetë sikurse finale ballafaqimi Portugali-Zvicër. Zvicra është me një këmbë në Kampionatin Botëror që mbahet në Rusi, kurse kampioni në fuqi i Evropës Portugali është ende në ankth.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat