Xhaka paralajmëron Portugalinë, i lumtur me golin

Futboll

Xhaka paralajmëron Portugalinë, i lumtur me golin

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 09:49
Granit Xhaka

Granit Xhaka ka shënuar në fitoren 5:2 ndaj Hungarisë, për të ndihmuar Kombëtaren e tij drejt një fitores së nëntë në 9 ndeshje

Mesfushori i Zvicrës, Granit Xhaka është shumë i lumtur që ka ndihmuar Kombëtaren e tij me një gol në fitoren 5:2 ndaj Hungarisë.

Ai po ashtu ka falënderuar edhe tifozët, të cilët ishin të jashtëzakonshëm në stadium.

“Rusia është pak më afër. Bravo djemve për super paraqitjen. Faleminderit tifozë për atmosferën fantastike dhe përkrahjen. I lumtur që kam ndihmuar me një gol”, ka shkruar Xhaka në Facebook.

Zvicra në ndeshjen e fundit të fazës kualifikuese do të luaj ndaj Portugalisë në udhëtim, ku i mjafton vetëm një pikë për t’u kualifikuar direkt në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat