Pirlo konfirmon vendimin shokues

Futboll

Pirlo konfirmon vendimin shokues

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 10:49
Andrea Pirlo

Mesfushori italian, Andrea Pirlo, ka konfirmuar që do të pensionohet nga futbolli në fund të vitit.

Pirlo do t’i thotë “stop” futbollit pasi t’i skadojë kontrata me klubin e New York.

Këtë e ka konfirmuar ekskluzivisht për “Gazzetta dello Sport”.

“Ju e ndjeni kur vjen momenti i pensionimit. Çdo ditë keni probleme fizike dhe nuk mund të stërviteni ashtu siç do të dëshironit, sepse gjithnjë keni ndonjë problem”, deklaroi Pirlo.

“Lojtarët më të rinj duhet të luajnë. Në moshën 38 vjeçare, është koha e duhur për t’iu lënë hapësirë lojtarëve më të rinj”, shtoi ai.

Këtë sezon Pirlo ka pasur probleme të mëdha me lëndime dhe ky besohet ë jetë shkaktari që e ka shtyrë të vendosë për pensionimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat