Mourinho e do Dybalan, Man Unitedi i kërkon Juves çmimin e tij

Futboll

Mourinho e do Dybalan, Man Unitedi i kërkon Juves çmimin e tij

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 12:32
Jose Mourinho

Gjiganti anglez, Manchester Unitedi i është afruar Juventusit duke e pyetur për çmimin e yllit të tyre, Paulo Dybala, i cili është i pëlqyeri i trajneri Jose Mourinho.

Sulmuesi argjentinas ka dalë si një nga emrat më të nxehtë në tregun e transferimeve, pavarësisht se ka nënshkruar kushtet e reja me Juventusit në fillim të këtij viti.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, trajneri i Unitedit, Jose Mourinho është një tifoz i madh i Dybalas dhe dëshiron ta ketë në radhët e veta.

Gazeta italiane gjithashtu thekson se ka pasur ndërmjetësues nga Djajtë e Kuq të kërkojë nga Juventusi që ta përmendin çmimin e tyre për argjentinasin.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është gjithashtu një admirues i Dybalas, megjithëse ka hezituar të thyejë sulmin e tij ‘BBC’, të përbërë nga Karim Benzema, Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldos.

Dybala e ka bërë të qartë se nuk do të largohet nga Zonja e Vjetër për t’u ulur në stol në një rival evropian, pasi edhe gjiganti italian hyn në mesin e skuadrave të mëdha evropiane.

Nga ana e tyre, Juventusi është i bindur se ata nuk janë nën presion për të shitur, pasi kanë refuzuar një ofertë 160 milionë euro nga një klub i paidentifikuar këtë verë.

Sipas medieve italiane mendohet se Barcelona ishte skuadra që kishte ofruar këtë shumë para për yllin argjentinas, i cili është shok në kombëtare me Lionel Messin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat