Robben i shqetësuar!

Futboll

Robben i shqetësuar!

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 15:35
Arjen Robben

Reprezentuesi i Holandës, Arjen Robben pranoi se kombëtarja e tij nuk ka asnjë “gjasë” për t’u kualifikuar në Botërorin 2018.  “Tulipanët” arritën që të sigurojnë një fitore 3:1 kundër Bjellorusisë, rezultat ky që matematikisht ende e mban në garë Holandën. Suedia e mposhti me 8:0 Luksemburgun.

“Kjo dhemb, por fatkeqësisht kjo është pjesë e sportit. Pas rezultatit të Suedisë nuk mund të bësh asgjë tjetër përveç se të luash hapur, por një fitore 8:0 ndaj Bjellorusisë nuk do të ndodhte dhe një fitore 7:0 në shtëpi ndaj Suedisë nuk do të ndodhë”, shpreh shqetësimin Robben. Me 11 tetor, Holanda do të takohet me Suedinë. Holanda është në vend të tretë me 16 pikë, ka tri më pak se Suedia në pozitën e dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat