Ngjan edhe kjo, Helikopteri në fushë - ndërpritet një ndeshje në mes skuadrave shqiptare

Futboll

Ngjan edhe kjo, Helikopteri në fushë - ndërpritet një ndeshje në mes skuadrave shqiptare

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 15:41
Helikopteri në fushë

Është duke u luajtur në Sarandë ndeshja e Kategorisë së Dytë mes Butrintit dhe Gramozit të Ersekës. Në minutën e 25-të, me urdhër nga Policia e Shtetit ndeshja është ndërprerë për disa minuta, pasi në fushën e blertë është ulur një helikopter për të transportuar një të sëmurë drejt Spitalit të Tiranës.

Helikopteri ka qëndruar në fushën e lojës për afro 10 minuta. Pas këtij momenti ndeshja ka rifilluar normalisht, raporton panoramasport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat