Kosova synon ta mund edhe Lituaninë

Futboll

Kosova synon ta mund edhe Lituaninë

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 16:12
Pamje nga një stërvitje

Në prag të ndeshjes së tretë dhe të fundit, kundër Lituanisë  në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin evropian Finlanda 2018, Kombëtarja e Kosovës U-19 mbajti seancën  e radhës stërvitore. Gjatë kësaj stërvitje përzgjedhësi Ramiz Krasniqi dhe shtabi teknik provuan disa skema të lojës si lojën në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Lojën në trysni dhe bashkëveprimet  e ndryshme dhe lidhshmëria ndërmjet reparteve. Provuan gjuajtjet e lira nga pozita të ndryshme.

Futbollistët punuan me zell e përkushtim për të arritur rezultat pozitiv. Sipas fjalëve të mjekut dr. Milazim Gjocaj vazhdon të jetë e mirë gjendja shëndetësore e futbollistëve, të cilët gjatë këtyre ditëve u trajtuan të gjithë ata futbollistë që kishin nevojë për një tretman fizioterapeutik. Ndeshja kundër Lituanisë do të zhvillohet nesër në orën 14.00 në stadiumin Burgerau në Saalfoden. Pas stërvitjes deklaruan. Xheladin Karabegu, trajner i portierëve, shpreh optimist për sfidën me Lituaninë:

“Patëm paraqitje të mirë në ndeshje me Austrinë dhe Izraelin përgatitur mjaft mirë dhe me mish e me shpirt do të angazhohemi që të dalim fitues për ta siguruar kualifikimin për në raundin tjetër. Besojë në këta futbollistë dhe e di edhe vullnetin edhe dëshirën për ta rritur qëllimin”, tha Karabegu. Kosova U-19 është e motivuar deri në pikën e fundit pas asaj fitore sensacionale me rezultat 2:1 kundër Izraelit U-19. 

Futbollisti Liridon Balaj tha se tri pikë janë të rëndësishme. “Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme, ndaj edhe jemi përgatitur shumë mirë. Presim një fitore që do të na mundësonte kualifikimin për më tutje”, ka thënë Balaj.  Arlind Ademi, futbollist, premton angazhim të madh. “Shpresojë se do të kemi një paraqitje dhe angazhim të mirë për fitore. Kemi luajtur mirë edhe kundër Izraelit dhe jemi përgatitur jashtëzakonisht mirë dhe do të korrim fitore”, tha Ademi.

Sot, grupi 6

Izraeli U-19 - Austria    U-19 14.00

Kosova U-19 - Lituania U-19 14.00

Tabela

1. Austria   2       2       0       0       6

2. Kosova   2       1       0       1       3

3. Izraeli     2       1       0       1       3

4. Lituania 2       0       0       2       0

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat