Plepolli: Tjetër është dëshira, tjetër mundësia

Futboll

Plepolli: Tjetër është dëshira, tjetër mundësia

Nga: Kemajl Goca Më: 8 tetor 2017 Në ora: 18:15
Arsim Plepolli

Ish futbollisti i mirënjohur, Arsim Plepolli, tha se duhet të jemi të gjithë korrekt dhe mos të presim çudira nga kombëtarja e Kosovës. Nesër (20.45), Kosova do të zhvillojë ndeshjen e fundit në fazën kualifikuese për Kampionatin Botëror – “Rusia 2018”, ku takohen në Reikjavik me Islandën, në kuadër të grupit I.

“Mos të bëhem tepër të dijshëm, sepse është viti i parë që kemi marrë pjesë në kualifikime. Mendoj se kemi mundur me pasur lojë më të mirë, por pritshmëritë për kualifikim ka mundur t’i mendoj vetëm ata që janë anti-futbollist. Sepse të kalohet një grup ku ke një Kroaci, Turqi, Ukrainë dhe një Islandë në vendin e parë, këtë e mendojnë vetëm anti-futbollistët. Nuk do të thotë që nuk kemi mundur me luajtur lojë më të mirë, por kualifikimin e kanë pritur ata që nuk marrin vesh në futboll. Kemi lojtarë që luajnë në klube në nivelin më të lartë, siç i ka Kroacia, Mandzukiqi, Modriçin, Rakitiçin etj. Të gjithë iu kanë gjuajtur Albert Bunjakit, por sikurse të ishte edhe ndonjë trajner ndoshta e kishte fituar ndonjë ndeshje, por kualifikimin nuk e kishte arritur edhe sikur të ishte trajner Mourinho”, tha Plepolli për gazetën kombëtare “Bota sot”.

“Gjasat janë thuajse shumë shumë të vogla që ta mundim një kombëtare si Islanda në vendin e tyre, sepse dëshira është tjetër, mundësia tjetër. Një Islandë rastësisht me humbë nga ne dhe mos mu kualifikuar,  me shkuar në barazh, nuk e besoj!  Nuk e besoj se e lëshojnë një rast historik që të kualifikohen në Kampionatin Botëror. Ata janë përgatitur mirë, ndërsa ne nuk i kemi lojtarë tanë me kualitet, shikoj ku luajnë ata dhe mos të presim çudira. Një Valon Berishë nuk luajti në mesfushë dhe u pa dallimi. Duhet me luajtur lojë më të mira dhe vendosja më qenë më e mirë, pra me pasur një trajner që di të më shumë. Federata duhet me gjet një trajner të mirë, pasi shihet që edhe publiku po dëshpërohet.

E pamë edhe lojën e fundit me Ukrainën, nuk kishte më shumë se 200 shikues në stadium. Ne jemi vend i varfër nuk mund të shkojmë jashtë vendit sepse nuk e kemi standardin si në Austri, Belgjikë, Ukrainë e më shkuar vazhdimisht me shikuar ndeshjet në Shkodër, sepse ka koston e vetë. Për një person duhet 70 euro, edhe pse e duam kombëtaren, vërtet është shumë. Sikurse të kishim luajtur në Kosovë, Prishtinë apo Mitrovicë, shpresoj se e kishim fituar një ndeshje. Në fund, është marre qe 18 vjet nuk e kemi një stadium me standarde ndërkombëtare, kurse kur vjen puna e votave politikanët tanë na premtojnë stadium”, thotë Plepolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat