Buffon i habit të gjithë me shprehjen që i pëlqen: ‘Feja e shqiptarit është Shqiptaria’

Futboll

Buffon i habit të gjithë me shprehjen që i pëlqen: ‘Feja e shqiptarit është Shqiptaria’

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 20:52
Gianluigi Buffon

Para ndeshjes me Shqipërinë ka folur për mediat dhe kapiteni i Italisë, Gianluigi Buffon. Portieri i Juventusit tha se Shqipëria i pëlqen shumë si vend, pasi ka gjëra të ngjashme me Italinë.

I pyetur se çfarë i pëlqen nga vendi ynë, ai tha se i ka bërë shumë përshtypje shprehja “Feja e shqiptarit është Shqiptaria”.

“Kam qënë 20 vite më parë në Shqipëri në ndeshjen me Teutën. Jam shumë i lumtur që luaj në Shqipëri, është një vend që më pëlqen shumë me të cilin kemi shumë të përbashkëta.

Më bëhet qefi që Shqipëria shkoi në Europian, pasi trajner ishte një italian dhe ishim dhe ne pjesë e kualifikimit historik. Shqipëri-Itali mund të jetë edhe një tip derbi, pasi shumë shqiptarë të Kombëtares kuqezi janë rritur dhe formuar në Itali. Panuçin e kam patur dhe shokë skuade dhe shpresoj që të arrisë sa më shumë me kuqezinjtë.

Çfarë më pëlqen nga Shqipëria?! Kam lexuar libra për këtë vend dhe ajo çka më ka bërë më shumë përshtypje ishte shprehja: “Feja e shqiptarit është Shqipëria”, kjo tregon shumë për vendin tuaj dhe lidhjen që keni me të”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat