Trezeguet: Humbja në finalen e Ligës së Kampionëve, zhgënjimi më i madh në karrierë

Futboll

Trezeguet: Humbja në finalen e Ligës së Kampionëve, zhgënjimi më i madh në karrierë

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 00:23
David Trezeguet dhe Alessandro Del Piero

David Trezeguet ka pranuar se zhgënjimi më i madh në karrierën e tij është humbja me Juventusin në finalen e Ligës së Kampionëve nga Milani në vitin 2003.

Ndeshja e zhvilluar në Old Trafford kishte përfunduar me rezultat 0-0, ndërsa Rossonerët fituan pas penaltive.

“Pendimi im më i madh është finalja e Ligës së Kampionëve. Isha vetëm 24 vjeç dhe kur humbëm, thash do të na vijë edhe një mundësi tjetër së shpejti. Fatkeqësisht, asnjëherë nuk ndodhi më”.

“Suksesi im më i madh ishte Kupa e Botës me Francën në vitin 1998, sepse kur je fëmijë me topin në këmbë, gjithmonë mendon se si do të ishte ta ngresh atë trofe”, ka deklaruar Trezeguet për ItaSportPress.it.

Trezeguet ishte edhe në skuadrën e Francës që humbi nga Italia në finalen e Kampionatit Botëror të vitit 2006, sërish pas penaltive.

“Kam punuar edhe me Carlo Ancelottin, por sipas meje, trajneri më i mirë që kam pasur ka qenë Marcello Lippi”.

“Kam pasur nderin të luaj krahas Alessandro Del Pieros, sepse ai kishte bashkëpunuar me Gianluca Viallin, pastaj Pippo Inzaghin, pastaj me mua u bëmë dyshja më frytdhënëse në histori të Juventusit”, është shprehur francezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat