Agolli: Ndaj Italisë e rëndësishme të rrisim nivelin e lojës

Futboll

Agolli: Ndaj Italisë e rëndësishme të rrisim nivelin e lojës

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 00:48
Ansi Agolli

Pasi e nisi nga stoli ndeshjen me Spanjën, Ansi Agolli pritet të rimarrë vendin e tij në krahun e majtë të Kombëtares së Shqipërisë.

Kapiteni kuqezi thekson se ndihet mirë fizikisht për duelin e fundit në grup ndaj Italisë.

“Kam punuar mirë në këtë periudhë. Mendoj se fizikisht jam mirë në këto momente. Gjendja ka ardhur duke u përmirësuar pas dëmtimit me Maqedoninë”.

“Janë dy nga skuadrat më të mira në botë, sidomos Spanja dhe duhet të kesh një gjendje mjaft të mirë fizike ti përballosh. Spanja dhe Italia janë dy prej skuadrave më të mira në botë”.

Sipas Agollit, duelet përballë disa prej skuadrave më të mëdha në botë në ngrenë adrenalinën. 34-vjeçari beson se Shqipëria do të kërkojë rezultat këtë të hënë në Loro Boriçi, por e rëndësishme është të ngrihet edhe niveli i lojës.

“Përjetimi im lidhet me skuadrën, nuk mund ta nxjerr veten jashtë. Këto ndeshje janë një emocion ndryshe, jo vetëm për mua, por për të gjithë. Këto ndeshje ta ngrenë adrenalinën. Nesër do të luaj, pas ndeshjes të shohim. Gjithmonë nëse trajneri do të më aktivizojë në formacion”.

“Por, nëse duhet të përmirësojmë disa gjëra krahasuar me Spanjën, të cilat ne si skuadër i kemi analizuar me trajnerin. Rezultati është i rëndësishëm, por më e rëndësishme është të rrisim nivelin e lojës”, ka thënë Agolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat