Igli Tare: S’e kuptoj se si Cikalleshi, qëndron në një kampionat të dorës së dytë

Futboll

Igli Tare: S’e kuptoj se si Cikalleshi, qëndron në një kampionat të dorës së dytë

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 08:47
Igli Tare

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Igli Tare, është shprehur në “Supersport” se përfaqësuesja ka aktualisht një grup të mirë që mund të arrijë rezultate të kënaqshme dhe në arenën ndërkombëtare, ndërkohë që ka befasuar me deklaratat e tij edhe për lojtarë me emra të vecantë, sidomos me sulmuesin kuqei Sokol Cikalleshi qe luan ne kampionatin turk me Osmanlispor.

“Kombëtarja e Shqipërisë ka disa lojtarë që kanë cilësi që mund të luajnë në disa skuadra më të mëdha se ku luajnë aktualisht. Por, ndonjëherë është edhe çështje fati. Cikalleshi më pëlqen. Luan në të  njëjtin pozicion siç luaja edhe unë. Është një futbollist i fuqishëm që e njeh portën shumë mirë.

Nuk e kam kuptuar kurrë se si Cikalleshi, me ato cilësi që ka, vazhdon luan ende në kampionate të dorës së dytë”, tha Tare.

Ish-kapiteni kuqezi vijon të njetë drejtor sportive I Lacios në Itali prej shumë vitesh, duke marrë edhe vlerësimine  kritikës sportive në Itali për menaxhimin e suksesshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat