Gani Sejdiu kritikon disa prej lojtarëve të kombëtares së Kosovës

Futboll

Gani Sejdiu kritikon disa prej lojtarëve të kombëtares së Kosovës

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 10:57
Gani Sejdiu

Trajneri i mirënjohur Gani Sejdiu thotë se disa lojtarë të kombëtares janë të lazdëruar.

“Disa lojtarë që luajnë në klube të huaja janë të lazdëruar. Ata duhet të kenë më shumë përgjegjësi për Përfaqësuesen e jo vetëm për klubin”, tha Sejdiu në emisionin “SportsShow”.

Ai merr shembull Donis Avdijajn që u largua nga grumbullimi pasi kuptoi se nuk është titullar ndaj Ukrainës.

“Donisi veproi shumë keq, bëri gjest të ulët duke u largua pasi nuk ishte në formacion. Në këtë rast Bunjaku u tregua profesionist duke fshehur rastin, pasi problemet e brendshme nuk duhet të dalin jashtë”, shtoi Sejdiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat