Ministrat po shkojnë e po vijnë, kurse bosat e sportit po mbesin te palëvizshëm

Futboll

Ministrat po shkojnë e po vijnë, kurse bosat e sportit po mbesin te palëvizshëm

Nga: Nexhmedin Bunjaku Më: 9 tetor 2017 Në ora: 12:38
Nexhmedin Bunjaku

Sa herë që po ndërrohen ministrat e MKRS-së, gjithmonë po shpresojmë se do të sjellin diçka të re në sportin e Kosovës. Gjer me tani shumë pak të arritura nga tashme ish ministrat, them shumë pak sepse po ti kujtosh premtimet e tyre del madje edhe më pak së paku.

Ministrat po shkojnë e po vijnë, kurse bosat e sportit po mbesin te palëvizshëm ne postet e tyre duke filluar qe nga kryetari i KOK-ut e gjer tek federata e fundit.

Asnjë ministër gjer me sot nuk pati guximin që të kërkojë reforma dhe auditime në sportin e Kosoves, por nuk patën guximin as të veprojnë në parandalimin e dukurive negative, keqpërdorimin dhe keqmenaxhimin nëpër shumicën dërmuese të federatave dhe vetë KOK-ut!!

Ish ministrat lere qe nuk reflektuan ndaj degradimeve, por kishte raste te përfshirjes në skandale të ndryshme te individëve që ishin pjesë e kësaj ministrie, nuk reflektuan ndaj manipulimeve te votës pothuaj në të gjitha kuvendet zgjedhore të federatave të ndryshme e sidomos ndaj kuvendit të fundit zgjedhor te FFK-së që i ngjante zgjedhjeve të Koresë së Veriut!, asnjëherë nuk kërkuan transparencë dhe llogaridhënie për mjetet e shpërndara nga MKRS federatave të ndryshme, asnjëherë dhe nga askush nuk u kërkua përgjegjësi për investimet e dështuara në stadiumin e futbollit ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, dhe shumë lëshime tjera nga kjo ministri.

Çështja e stadiumit nacional, nuk u mor asnjëherë seriozisht nga asnjë. Ministri Kujtim që sapo iku, shpërndau mjete nga xhepi i qytetarit federatave të ndryshme me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe infrastrukturës sportive, por ja që ai iku dhe i mbeti peng premtimi se do kontrollohen se a po investohen këto mjete aty dhe në atë për çka janë ndarë (dedikuar)?.

Tash erdhi Kujtimi tjetër, të shohim se çfarë të mira do të na sjellë ky ministër, a do ta bënë atë që nuk e bënë ish ministrat dhe ta kujtojmë si një Kujtim të kujtimeve të mira, apo do të na mbetet vetëm të themi; Kujtimi shkoi, Kujtimi erdhi dhe e gjitha mbeti njësoj, apo në kujtesë do të na mbesin ëndrrat që nuk u bënë realitet.

Autori ish futbollist i Dritës nga Gjilani dhe ish gjyqtar i futbollit

Qëndrimet nuk janë të redaksisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat