Miftari shquhet me reflekset e tija

Futboll

Miftari shquhet me reflekset e tija

Nga: Skënder Selmani Më: 9 tetor 2017 Në ora: 13:01
Januz Miftari

Kosova është gurrë e pashtershme e talenteve në çdo sport! Brez pas brezi kanë dalë emra të dëshmuar në çdo disiplinë sportive, ku sot mburren me të arriturat e tyre. Ndër talentet e mëdhenj është edhe Januz Miftari që stërvitet e luan për shkollën e futbollit “Bardhi” nga Mitrovica, e cila ka trajner ish futbollistin e mirënjohur të Trepçës, Bardhec Seferi.  Miftari është portier dhe ka reflekse të jashtëzakonshme që do të dëgjohet shumë në të ardhmen për të.

Ai është lindur në vitin 2003 në Mitrovicë dhe është nxënës shumë i mirë në klasën e 9-të.  Ai shquhet në shumë ndeshje dhe është kapiten i ekipit, ku është shembull në punën e tij. Miftari shquhet edhe me disiplinë dhe është shembull edhe për bashkëlojtarët e tij. në shkollën e futbollit ‘Bardhi’ ka shumë talent dhe punohet me një përkushtim e me sukses të plot nga legjenda dhe kontribuuesi shumë i madh në pavarësimin e futbollit tonë nga ai serbosllav, Bardhec Seferi. Bardheci shumë e lavdëron Januzin ku ka vetëm fjalë miradije, duke thënë: “Januzi asnjëherë nuk mungon në stërvitje dhe është shumë i përkushtuar në punë”. Në të ardhmen shumë do të dëgjohet për Januzin, prandaj selektori i të rinjve të Kosovës nëse do ta ketë në kombëtare do të jenë shumë të lumtur e do të binden për cilësitë e tija.  

Portier që gjithnjë e më shumë përsoset dhe e arsyeton besimin e dhënë nga trajneri në çdo ndeshje. Për avancimin dhe suksesin që do ta ketë Miftari gjithsesi më i merituar është Bardheci i cili ka për synim të zbuloj e formoj sa më shumë futbollist, që e ardhmja të jetë në duart të shëndosha jo vetëm në futbollin mitrovicas, por edhe për tërë Kosovën. Mitrovica gjithmonë është shquar për emra që ka dhënë në futbollin tonë dhe kjo rrugë do të vazhdojë në saje të punës që bëhet jo vetëm nga Bardheci, por edhe në mjedise tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat