Konfirmohet lëndimi i Mustafit

Futboll

Konfirmohet lëndimi i Mustafit

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 13:15
Mustafi në mes

Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi, u lëndua në fitoren e thellë të Gjermanisë prej 5:1 kundër Azerbajxhanit..

Mustafi u largua nga loja në minutën e 36’të për një problem që duket të jetë më serioz se që u duk në fillim, diçka të tillë e ka bërë të ditur edhe trajneri i Gjermanisë, Joachim Low

“Mendoj se Mustafi ka qarë muskulin, duket lëndim pak më serioz”, tha Low.

“Nga tërheqja muskulore në çarje, duhet të presim dhe të shohim çfarë do të tregojnë testet mjekësore. Por, me siguri që ai do të jetë jashtë për një kohë të gjatë”, shtoi trajneri Gjermanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat