Tare: Cikalleshi më pëlqen, është futbollistë i fuqishëm

Futboll

Tare: Cikalleshi më pëlqen, është futbollistë i fuqishëm

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 14:13
Igli Tare

Sokol Cikalleshi është ndër futbollistët me CV më të pasur në Kombëtaren shqiptare, duke luajtur në Shqipëri, Kroaci e për disa klube në Turqi, aty ku ka gjetur “oazin” e vet, qetësi, gola, formë perfekte dhe miliona.

E megjithatë, ka nga ata që habiten pse Cikalleshi vazhdon të luajë në Turqi, edhe pse realisht kampionati turk është i pasur dhe mjaft cilësor.

Igli Tare, për shembull, duke folur për Supersport, i ka mëshuar idesë që Cikalleshi duhej të transferohej në një kampionat më cilësor se Turqia, ndoshta duke harruar që pak klube janë të gatshme të paguajnë për kartonin e sulmuesit kuqezi, por edhe për pagën e tij aspak të ulët.

Edhe vetë Tare nuk është se ka bërë ndonjë përçapje për ta marrë Cikalleshin te Lazio, meqë mendon se Cikalleshi është gati për kampionate të mëdhenj.

“Kombëtarja e Shqipërisë ka disa lojtarë që kanë cilësi që mund të luajnë në disa skuadra më të mëdha se ku luajnë aktualisht. Por, ndonjëherë është edhe çështje fati”.

“Cikalleshi më pëlqen. Luan në të njëjtin pozicion siç luaja edhe unë. Është një futbollist i fuqishëm që e njeh portën shumë mirë. Nuk e kam kuptuar kurrë se si Cikalleshi, me ato cilësi që ka, vazhdon luan ende në kampionate të dorës së dytë”, ka thënë Tare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat