Llapi, gati për Dritën

Futboll

Llapi, gati për Dritën

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 15:12
Pamje nga një ndeshje

Drita nga Gjilani e pret Llapin nga Podujeva, nesër nga ora 14:00 në kryendeshjen e javës së nëntë që zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan. Pas formës së mirë që po kalojnë të dy skuadrat, epiteti i derbit nuk ishte rastësi t’i takonte kësaj ndeshjeje.

Llapi në këtë ndeshje hynë pas fitores ndaj Prishtinës (3:0), ndërsa Drita pas barazimit me Feronikelin (1:1)

“Po shpresoj shumë se do ta ruajmë këtë ecuri dhe do të shkojmë të luajmë lojën më ofensive të mundshme, duke e respektuar Dritën. Por, ne duhet të tregojmë forcën dhe pozitën tabelare që jemi dhe ta ruajmë kreun e tabelës duke shfaqur lojë të mirë dhe atraktive për publikun”, ka shtuar kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina.

Drita dhe Llapi janë ndeshur në 6 ndeshje zyrtare nga viti 2015 kur Llapi u inkuadrua në Superligë. Llapi ka bilanc prej 3 fitoreve, 3 barazime dhe asnjë fitore e Dritës, me goldallim +4 për Llapin, 10:6.

Drita si vendas, ka arkëtuar vetëm një pikë në barazimin e vitit 2015, 2:2. Ndërsa vitin e kaluar Llapi arriti ta mposhtë minimalisht Dritën, 0:1.

Ndërsa Llapi si vendas, ka 3 fitore dhe 2 barazime, me bilanc 8:4.

Rezultatet nga ndeshjet mes tyre, janë shumica 1-0, 0-1, por ka edhe 3-3, 1-1, 2-2 etj., thuhet në faqen e FC Llapit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat