Zyrtarizohet te Bayerni

Futboll

Zyrtarizohet te Bayerni

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 15:38
Jupp Heynckes

Jupp Heynckes, trajneri i ri që u ul në bankën e Bayernit të Munihut deri në fund të këtij sezoni, pas divorcit të klubit gjerman me teknikun italian Carlo Ancelotti, në konferencën për shtyp që zyrtarizoi emërimin e tij deklaroi se tashmë bavarezët duhet të rigjejnë besimin e humbur në vetvete:

“Puna ime tashmë do të konsistojë në rindërtimin e skuadrës, në mënyrë që kjo e fundit të mund të superojë problemet që ka hasur deri më tani. Kam një plan të qartë për t’u përballur me këto probleme, pasi është e rëndësishme për lojtarët që të rigjejnë vetveten dhe t’i besojnë kualitetit të tyre. Ndihem mjaft mirë si në aspektin fizik ashtu edhe atë psikologjik. Kam fuqitë e një 60 -vjeçari dhe do të jap maksimumin tim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat