Kosova në histori, shkeli Lituaninë

Futboll

Kosova në histori, shkeli Lituaninë

Nga: Kemajl Goca Më: 9 tetor 2017 Në ora: 15:59
Lojtarët e Kosovës

Pas fitores sensacionale me rezultat 2:1 kundër Izraelit U-19, Kosova U-19 triumfoi bindshëm me 3:0 ndaj Lituanisë U-19, në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit 6-të të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U-19 në futboll.

Djelmoshat e Kosovës futen në histori, duke e kaluar grupin, pasi që zunë vendin e dytë me 6 pikë dhe ka tri me pak se i pari Austria, duke lënë pas vetes Izraelin U-19 me 3 sosh dhe Lituaninë U-19 pa asnjë pikë.  Futbollistë e rinj të Kosovës shkëlqejnë me lojë, duke shënuar përmes Leotrim, Kryeziut (27’ e 48’-nga penalltia) dhe Gentrit Limanit (50’). Kosova kualifikohet në eliminatoret e Evropianit - “Finland 2018”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat