15.000 anketues votojnë për titullarët e Zvicrës kundër Portugalisë, tre shqiptarë

Futboll

15.000 anketues votojnë për titullarët e Zvicrës kundër Portugalisë, tre shqiptarë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 9 tetor 2017 Në ora: 17:40
Ekipi i Zvicrës

Lojtarët titullarë zviceranë të ndëshkuar me karton të verdhë Rodriguez, Mehmedi dhe Xhemaili qëndruan në stol kundër Hungarisë, për të qenë në dispozicion kundër Portugalisë. Tani trajneri helvet Vladimir Petkovic ka një problem luksoz.

Sipas anketës së 15 mijë lexuesve të “Blick” lojtarët titullarë kundër Portugalisë duhet të jenë përzierje e titullarëve të mëparshëm dhe njëmbëshjetëshja kundër Hungarisë.

Konkretisht: Sommer, Lichtsteiner, Schär, Djourou, Rodriguez; Xhaka, ­Zakaria; Shaqiri, Xhemaili, Zuber; Seferovic./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat